“Strategjia anti-BE është gatuar në Lindje”- Vasili kritikon Ramën: Arrogant dhe agresiv me Europën, por pasojat i vuajnë…

Premte, 07 February 2020 12:50

Nga Petrit Vasili

“Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë që ajo të hapet”, deklaroi Edi Rama për AFP. Po është e vërtetë, Edi ia ka dalë ta lërë Shqipërinë jashtë Evropës, ky është "suksesi" më i madh i tij. Arrogant, vulgar dhe agresiv ndaj Evropës, ai ia ka dalë të jetë i neveritshëm me evropianët dhe pasojat i vuajnë shqiptarët.

Sjellja e Edit me evropianët nuk është rastësi, nuk është psikopati, por është strategji e tij për të krijuar alibinë e Shqipërisë drejt Lindjes, sepse gjoja Perëndimi nuk e do Shqipërinë!

Kjo strategji e lig e këmbëngulëse anti- BE, është gatuar larg... në Lindje dhe Edi është produkt dhe shërbëtor i saj.

Sot Edi qesh sepse strategjia e Lindjes ka fituar. Por shqiptarët shohin vetëm nga Perëndimi.

Shqiptarët janë të përjetshëm. Edi është shumë - shumë i përkohshëm, gati i ikur.

Shqipëria drejt Perëndimit është rrugë pa kthim.

Qesh Edi sot, por duhet të mos harrojë se qesh mirë kush qesh i fundit. Por atëherë Edi do të qajë shumë dhe do të jetë fare vetëm.

Modifikuar më Premte, 07 February 2020 13:20
Login to post comments