‘Albin Kurti ka të drejtë’, Grenell, Kadri Veselit: SHBA kërkon heqjen e taksës

Premte, 07 February 2020 15:59

Përfaqësuesi Special o Presidenti te Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të djeshëm të kreut të opozitës, Kadri Veseli, pasi ky i fundit ka thënë se Albin Kurti nuk duhet të ngutet për ta hequr taksën ndaj Serbisë.

Grenell në një reagim në llogarinë e tij zyrtare në twitter i është drejtuar Kadri Veselit duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se do ta heqë atë.

Image

 
 

“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell.

 Veseli në reagimin e tij të djeshëm i ka thënë Kurtit se nuk duhet të dorëzohet përpara Serbisë, duke aluduar në mos heqjen e taksës.

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, kishte shkruar Veseli.

Image

Grenell heqjen e taksës e ka kërkuar edhe përgjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë, ndëkrohë kishte thënë se është i përkushtuar për një rinisje të negociatave Kosovë-Serbi, përmes bashkëpunimit ekonomik.

Heqjen e taksës e kërkon edhe Gjermania e kancelares gjermane, Angela Merkel. Sipas tyre është një hap shumë i rëndësishëm për rinisjen e dialogut./ Express/

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...