Takimi në Berlin, Merkel pritet t’i prezantojë Vuçiçit “planin për Kosovën”. Çfarë shkruajnë mediat serbe

Saturday, 08 February 2020 10:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, gjatë muajit të ardhshëm pritet që të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në këtë takim pritet të diskutohen një sërë çështjesh, duke filluar me problemin Prishtinë-Beograd dhe më pas edhe me politikën e re të Bashkimit Evropian për Zgjerimin.

Siç shkruajnë mediat serbe sot, në këtë takim që do të mbahet në Berlin, kancelarja Merkel pritet që t’i prezantojë presidentit të Serbisë ‘planin për Kosovën’.

Ndërkohë të thirrura në burimet e tyre, mediat serbe raportojnë se në këtë takim do te diskutohet edhe për emërimin e mundshëm të Miroslav Lajcak si Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, raporton ‘blic.rs’, .

“Një pjesë e madhe e këtij takimi do t’I kushtohet cështjes së të dërguarit të ri të BE’së për bisedimet Prishtinë-Beograd dhe agjendën e tij të ardhshme. Vucic mund të zbulojë pastaj se në çfarë drejtimi do të shkojnë bisedimet që do t’I udhëheq Miroslav Lajcak”, ka thënë ky burim.

Megjithatë nga BE-ja i kanë quajtur spekulime raportimet rreth emrit të Miroslav Lajcak. Ata kanë thënë se janë duke diskutuar rreth çështjes së Përfaqesuesit Special, megjithatë thonë se procesi është vetëm në hapat e parë dhe janë shumë larg marrjes së vendimit.

E në një përgjigje të para pak ditëve nga Qeveria Gjermane është thënë që çështja e emërimit të një Përfaqësuesi Special të BE është në dorën e Josep Borellit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...