Gjermania ka një plan për Kosovë - Serbi, ja kur Merkel do t'ia lërë mbi tavolinë presidentit Vuçiç

Saturday, 08 February 2020 12:35

Kohët e fundit u krijua përshtypja se SHBA nën kujdesin personal të presidentit Trump, morri në dorë në mënyrë eksluzive çështjen e bisedimeve dhe të një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke kaluar në hije Bashkimin  Europian dhe veçanërisht  Gjermaninë.

Por duket se nuk është kështu, sepse edhe kancelarja Merkel e ka një plan për këtë çështje të cilin pritet t`ja prezantojë së shpejti edhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Mediat serbe kanë njoftuar sot, se ky i fundit do të takohet gjatë muajit të ardhshëm me kancelaren Merkel në Berlin, ku pritet që  të diskutohen një sërë çështjesh, duke filluar me problemin Prishtinë-Beograd dhe më pas edhe me politikën e re të Bashkimit Evropian për Zgjerimin. Mediat serbe sot, theksojnë, se  në këtë takim që do të mbahet në Berlin, kancelarja Merkel pritet që t’i prezantojë presidentit të Serbisë ‘planin për Kosovën’.

“Një pjesë e madhe e këtij takimi do t’i kushtohet çështjes së të dërguarit të ri të BE’së për bisedimet Prishtinë-Beograd dhe agjendën e tij të ardhshme. Vuçiç mund të zbulojë pastaj se në çfarë drejtimi do të shkojnë bisedimet që do t’i udhëheq Miroslav Lajcak”, kanë  thënënë burime pranë qeverisë serbe për mediat.

Nga ana e vetë  BE-ja zyrtare i kanë quajtur spekulime raportimet rreth emrit të Miroslav Lajcak. Ata kanë thënë se janë duke diskutuar rreth çështjes së Përfaqësuesit Special, megjithatë thonë se procesi është vetëm në hapat e parë dhe janë shumë larg marrjes së vendimit. Kurse  në një deklaratë të para pak ditëve nga Qeveria Gjermane është thënë që çështja e emërimit të një Përfaqësuesi Special të BE është në dorën e Josep Borellit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...