Leksione gjuetie në kohë epidemie

Saturday, 08 February 2020 14:56
Nga Ilir Nikolla
 
Dëgjojmë lart e poshtë idenë se mirë do të ishte që opozita ta linte Edi Ramën ta konsumonte të gjithë mandatin e tij të dytë qeverisës, pasi do të ishte më e lehtë pastaj fitorja kur të vinte koha dhe nuk do ta kishim më atë nëpërkëmbë si një opozitar të pamarrun vesh. Përveç shpresës miope se më në fund Edi Rama do të lejojë zgjedhje të lira e të drejta, kur t’i vijë koha më 2021-n, asnjë justifikim nuk ka për një qendrim të tillë, përveç arsyetimit se ndoshta shërbime okulte po kryhen kur shqiptohen të tilla ide. Duke huazuar disi terminologjinë që përdorin gjuetarët, edhe pse është një kohë e keqe, një kohë epidemie, kohë kolerë me pak fjalë, gjuetia kryhet sapo pikaset rasti se preja është e pambrojtur, e dobët dhe brenda rrezes së rrezikut. Nuk duhet menduar se do të vijë një rast më i mirë më vonë, sepse në fakt, nga gjuetia e munguar mund të nxirret leksioni i duhur dhe preja nuk ka për t’u gjendur hëpërhë në të njëjtat rrethana të pafavorshme. Pra, nuk ka kohë të keqe për një gjueti të suksesshme. Duke u endur në terminologjinë e gjuetisë, kemi dhjetëra prova se mazhoranca e sotme është një kafshë e dëmshme, e cila po rrënon ekosistemin. Ajo është shndërruar në një grabitqare me oreks të babëzitur, po eliminon çfarëdo konkurrence, po gllabëron zahiretë e të pambrojturve dhe po bën “tabula rasa” të gjithçkaje me vlerë që i del përpara. Qeveria e Edi Ramës nuk është gjithsesi një “kafshë në zhdukje”, keqbërja s’ka për t’u fashitur nga hapësirat tona, pse kolltukofagu që propagandon gjithë ditën se opozita s’ka ç’t’i bëjë qeverisë së tij, por dëmton Shqipërinë, largohet nga posti. Ngado që ta vërtitësh, nuk mund t’i jepet asnjë moment armëpushimi kafshës së dëmshme. Rreziku se ajo mund të rimëkëmbet është real. Edhe perdja e kuqe e negociatave që duhet të çelen s’duhet ta hutojë demin e protestës. As rreziku efemer i epidemisë që po vjen nga qoftëlargu. Dihet se prej asaj vatre erdhi edhe murtaja që thuajse shfarosi popullsinë e Evropës në Mesjetë, por në qoftë shkruar ai fat, kafsha e dëmshme s’ka për të na shpëtuar. Po i shohim përgatitjet për përballimin e epidemisë, kapacitetet e spitaleve flasin më shumë për mikpritjen e virusit, sesa për shfarosjen e tij. Lënia e rastit që të ikë do të thotë se thesi i rindërtimit nga tërmeti, si dhe rishkrimi i koncesioneve të reja, sipas stomakut të të dëmshmit, do ja rikthente atij forcat, të cilat afërmendsh do të shumëfishoheshin në propagandë dhe në tjetërsim votash në 2021-n. Përrallat me marrëveshje e me konsensus nuk gjejnë bazë historike. Përkundrazi, leksionet e gjuetisë vlejnë për të gjitha kohërat, janë arsyetuar nga evolucioni i Darvinit dhe disi ja kanë dalë edhe në kohërat e epidemive të vjetra. Kuptohet se publiku nuk mund të shtijë fall mbi strategjitë e opozitës politike për t’ja arritur zgjedhjeve të parakohshme në 2020-n, me protesta apo me presion ndërkombëtar, ajo që mbetet është se ai s’mund të gëlltisë klimën e pritshmërisë, sepse kjo do të thoshte se do t’i shtrëngohej edhe më shumë laku në fyt. Jemi në ato rastet, kur historia dhe gjuetia na mësojnë njëkohësisht se puna e sotme nuk mund të lihet, se nesër ndoshta do të bëhet më mirë.
 
 
 
Chat Conversation End
 
Modifikuar më Saturday, 08 February 2020 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...