Dy vjet rezistencë/ Si e 'feston' sot Teatri Kombëtar qëndresën qytetare

Saturday, 08 February 2020 16:53

Si asnjëherë dhe si askush më parë, rezistena në mbrojtje të Teatrit Kombëtar mbush sot dy vjet.

Kauza që nisi si e artistëve, por që më pas u bë e gjithë shoqërisë, është një ndër lëvizjet më të forta gjatë 30 viteve demokraci në vend.

“Janë 2 vite që kemi parë shumë e mësuar pafund gjëra. Ësahtë e vetmja kauzë që ka një masë njerëzish më të angazhuar, po që ditën e parë i ka përkitur të gjithëve pa përjashtim, pa asnjë dallim”, thuhet në postimin e Aleancës.

Në këtë përvjetor të veçantë, Aleanca fton të gjithë qytetarët të mblidhen sot në teatër dhe të kenë mundësinë të thonë 2 fjalë për kauzën e përbashkët si dhe ku po shkon shoqëria.

“Sipas mundesive sot ne ora 7 e gjysem mblidhemi ne shesh, per te vazhduar brenda ne salle me pas.  Kush mundet vjen, eshte dite me te vertete e rendesishme. Bashkangjitur gjeni linkun e eventit ku mund te konfirmoni pjesemarrjen, si dhe ta shperndani sipas mundesise per te ftuar te tjere njerez qe ju mendoni se duhet te jene, ose ta postoni per konsum te lire ne profilet tuaja”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në postimin e saj.

Login to post comments