Berisha: Presion i drejtë i ndërkombëtarëve, opozita do bënte autogol nëse…

Saturday, 08 February 2020 18:02

I ftuar në emisionin “Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, ish- kryeministri Sali Berisha komenton tryezën politike mes opozitës e maxhorancës për reformën zgjedhore. Berisha e quan një vendim të drejtë, në përpjekje për të pasur një proces të rregullt zgjedhor, ku opozita duhet të japë gjithë kontributin e saj me qëllim zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndërsa pohon presionin e drejtë të ndërkombëtarëve për të qenë pjesë e kësaj tryeze të përbashkët.

Pjesë nga Intervista:

Tashmë kemi një tryezë të reformës zgjedhore, dhe me Damian Gjiknurin, a është kjo një mungesë koherence nga ana e PD?
Unë personalisht e kam mbështetur dhe e mbështes çdo hap dhe përpjekje që bëhet në drejtim të një procesi zgjedhor të ndershëm. Në fund të fundit, ai që humbet zgjedhjet dhe nis 4-vjeçarin në kushte normale, ka detyrën më kryesore fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Për opozitën zgjedhjet janë objektiv i gjithë objektivave, në këtë kontekst opozita në Shqipëri, nuk mund të hezitojë të japë çdo kontribut të mundshëm që zgjedhjet të jenë të drejta dhe të ndershme. Sikundër theksoj se me Edi Ramën, zgjedhje aq sa mund të kesh me Lul Berishën, me Dritan Dajtin e me vrasësit e tjerë që ka liruar mund të kesh zgjedhje me Edi Ramën.

A mund të flasim këtu edhe për një presion të ndërkombëtarëve për opozitën për t’u ulur.

Absolutisht mund të flasim dhe për një presion shumë të drejtë. Partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë që të adresoni ato probleme madhore që ka ngritur ODIHR në raportin e fundit, që janë shkatërrimtare për zgjedhjet. Edhe në kushtet e Bundestagut, kushti i parë ka qenë reforma zgjedhore. Dhe unë nuk mund të them që opozita të thotë nuk merrem me këtë kushte, sepse nëse opozita nuk e bënte këtë, për mua bënte një autogol. Hapi tjetër që mbetet detyrë e opozitës, është rrëzimi i Edi Ramës.

Por ndërkombëtarët ishin ata që nuk e mbështetën opozitën, kur la mandatet. 1 vit nga dalja jashtë parlamentit, a ishte ky një gabim?
Në mënyrë të përsëritur Sali Berisha e ka bërë publike aktin e tij, që nuk mund të presim kurrë që ndërkombëtarët ta miratojnë. Në kushtet në të cilat po zhvilloheshin ngjarjet në Shqipëri, opozita u shndërrua në një dekor në parlament. Dhe nëse nuk do të kuptohej kështu edhe nga ndërkombëtarët do kishte një qëndrim krejt tjetër ndaj opozitës. Akti i opozitës i jepte të drejtë të përcaktonin një listë, t’ia vinin kufirin te thana opozitës, nuk e bënë sepse e panë që opozita ishte e detyruar in-ekstremis në këtë masë. Sigurisht nuk e duartrokitën e qortuan por, prap nuk shkuan më tej. Ndaj edhe nuk mund të them se ishte një vendim i lavdërueshëm, ishte një vendim i imponuar, me një qëllim krejtësisht jo për pushtetin po për interesat e shqiptarëve. Ajo që opozita nuk bëri dot, nuk rrëzoi Edi Ramën, nuk bllokoi dot zgjedhjet…

Po çfarë fitoi?
Shumë më tepër do fitonte po të rrëzonte Edi Ramën, po të bllokonte zgjedhjet, por të paktën opozita ia doli të nxjerrë lakuriq, jo si ka dalë na plazh po shumë herë më lakuriq, Edi Ramën se kush është ai në raport me parimet demokratike dhe themelore të një vendi.

Po referuar parlamentit, a nxori në pah një listë shumë të dobët të zëvendësuesve?
Absolutisht e nxori këtë në pah, por kryetari i PD-së, në mënyrë të përsëritur ka njohur gabimin e tij për listat dhe ka marrë përgjegjësitë.

Login to post comments