Braimllari: Show mediatik anti-kushtetues. Rama s'mund ta luftojë krimin e organizuar

Diel, 09 February 2020 16:19

I ftuar në Syri TV, sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari e ka cilësuar aksionin e policisë “Operacioni Forca e Ligjit” një show mediatik anti-kushtetues që kërkon të tërheqë vëmendjen nga problemet reale të vendit.

“Veprim anti-kushtetues që godet fort reformën në drejtësi dhe organet e dala prej saj. Por bëhet edhe për të tërhequr vëmendjen nga problemet e përditshme. Askush nuk flet më për ekonominë, për bizneset, për bujqësinë, por flitet për syzet e zëdhënëses, shown me makina të blinduara. Është një show dhe tallje me publike. Krimi i organizuar nuk luftohet me show dhe me operacione sporadike”, u shpreh Brahimllari.

Sipas ish-deputetit, OFL dublon organet e reja të reformës në drejtësi, ndërsa policinë e shtetit e krahasoi me atë të diktaturës komuniste.

“Unë nuk mbroj askënd dhe çdo njeri duhet të japë llogari para ligjit, por pse duhet bërë tani ky aksion kur u ngrit edhe SPAK. Sot kemi policinë si në kohën e diktaturës. Policia kontrollon, sekuestron... Është aksion i bazuar në anti-kushtetueshmëri dhe është një show mediatik. Rama nuk mund të luftojë krimin e organizuar pasi qeveria i ka dhënë mbështetje duke u kthyer në problem jo vetëm për vendin, por edhe për partnerët”, tha Braimllari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...