Policia dhe ushtria futen në parlament, ngjarja e paprecedent

Hënë, 10 February 2020 08:47

Policë dhe ushtarë të armatosur deri në dhëmbë u futën në parlamentin e El Salvadorit, duke kërkuar miratimin e një kredie prej 109 milion dollarë për pajisjen e tyre me mjete dhe armatim.

Ata hynë në ndërtesë ndërsa Presidenti Nayib Bukele ishte gati t'u drejtohej ligjvënësve. Më parë, ai u dha atyre shtatë ditë kohë për të mbështetur planin e tij të kredisë.

Politikanët e opozitës e cilësuan futjen e njerëzve të armatosur në parlament një akt të paprecedent frike dhe presioni.

El Salvador ka një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë. Shumica e dhunës kryhet nga bandat kriminale që veprojnë në të gjithë Amerikën Qendrore.

Presidenti Bukele e mori detyrën në qershor 2019, duke u zotuar ti japë fund të gjithë trashëgimisë së  dhunës së bandave dhe korrupsionit në vendin e varfër të Amerikës Qendrore.

Drejtuesi 38-vjeçar dëshiron të përdorë kredinë për të përmirësuar pajisjet e policisë dhe forcave të armatosura në luftën kundër krimit.

Në veçanti, fondet do të përdoren për të blerë automjete policie, uniforma, pajisje mbikëqyrje dhe një helikopter.

Por gjatë fundjavës, shumica e deputetëve zgjodhën të mos diskutojnë për projektligjin e propozuar.

Pa kuorum në parlament, presidenti u bëri thirrje mbështetësve të tij që të zbresin në ndërtesën e parlamentit.

Rreth 50,000 demonstrues pro-qeveritar ju përgjigjën thirrjes së tij.

Presidenti Bukele u tha atyre që të ktheheshin në rrugë brenda një jave nëse deputetët nuk debatonin mbi projektligjin.

Kundërshtarët e tij politikë e akuzuan atë se po i kërcënon dhe se po shndërrohet çdo ditë e më tepër në autoritar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...