Denoncimi/ Drejtoreshat e shkollave në Mallakastër, anëtare të kryesisë së PS dhe komisionerë në zgjedhje

Hënë, 10 February 2020 17:12

Denoncimi/ Në Mallakastër dy drejtore shkolle anëtare të kryesisë së PS dhe komisionerë në zgjedhje

Pak ditë më parë, ministrja e Arsimit  Besa Shahini nxori një urdhër sipas të cilit ndalohet pjesëmarrja e drejtuesve të institucioneve të arsimit parauniversitar në forume partiake, por ky urdhër nuk vlen për Mallakastrën, aty ku drejtoresha shkollash të mesme janë edhe komisionere edhe vëzhguese të PS në zgjedhje.

Denoncimin e bën eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti.

 
 

Përmes një denoncimi të publikuar në faqen e tij në Facebook ai shprehet se, për qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, partia është më e rëndësishme se shteti.

 

“Më datë 28 janar 2020, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nxori një urdhër, që ndalon përfshirjen e drejtuesve të institucioneve të arsimit parauniversitar në forumet e partive politike.Por qeveria e Edi Ramës ka treguar që partia është më e rëndësishme se shteti. Në Mallakastër, urdhri i Ministres së Arsimit është sfiduar nga dy drejtoresha, anëtare të kryesisë së PS lokale atje. Të dyja këto, Etilda Dishaj dhe Lindita Ymeri, njihen edhe si komisionere dhe vezhguese të PS në zgjedhje. Fatkeqësisht, dëmi më i madh që PS i ka bërë arsimit parauniversitar është politizimi i thellë i mësueve, duke i detyruar, në masë, të jenë përfaqësues të PS si numërues, komisionerë apo vëzhgues në proceset zgjedhore”, shkruan Ndriçim Mehmeti..

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...