Presidenti Ilir Meta është takuar gjatë vizitës së tij në SHBA edhe me Benjamin Neumann dhe bashkëshorten e tij Ellie Katz Neuman.
Kujtojmë që Benjamin Neumann është djali i Johanna Jutta Neuman, një hebreje të shpëtuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lajmi është bërë publik edhe në faqen Izraeli sot që e ka shoqëruar edhe me foto nga ky takim i përzemërt.