Kur pa dija vendoset para profesionalizmit e shkences!!!
QSUT, kirurget po ngrene zerin kunder vendimeve arbitrare, jo profesionale e demtuese te sherbimit ndaj pacientit.
Eshte krejt i drejte e racional dokumenti i hartuar e firmosur nga Departamenti i Kirurgjise, perballe aktit te pa shembullte te mbylljes se dy sallave te urgjences duke demtuar sherbimin, pa asnje konsultim me me ata qe punojne, njohin mire rregullat e ekzigjencat e atij profesioni, i sherbejne me perkushtim pacientit ne kushte te veshtira e deri diskriminuese.
Ashtu sic e kam ngritur prej kohesh, shkaterrimi gradual i asaj Urgjence Polivalente, nje investim i madh e cilesor i perfunduar me 2012 po vazhdon tashme me eliminimin e bllokut kirurgjikal te saj, per tu perfunduar me copezimin e Urgjences nga cvendosja e nje pjese te saj tek godina ne ndertim e Semundjeve te Brendeshme.
Te gjitha keto vendime arbitrare, se bashku me uljen drastike te kapaciteteve te kirurgjive, pa asnje konsulte e diskutim me specialistet, ndesh dhe me Strategjine e zhvillimit te QSUT te miratuar ne menyre transparente, demtojne rende ate sherbim ne nivel kombetar, cilesine e atij ndaj pacienteve, pa folur ketu per demin ekonomik.
Une pershendes reagimin e pergjegjshem te kolegeve te kirurgjise, pa te cilet nuk mund te ndermerren te tilla hapa, sepse kur arbitrariteti vendoset para profesionalizmit, jo vetem ndalon zhvillimin por con ne shkaterrim.