Kanë mbërritur këtë të martë në Shqipëri ekspertët e OSBE/ODIHR, që do të asistojnë tryezën katërpalëshe të Reformës Zgjedhore.
Ekspertët pritet të zhvillojnë një takim me grupin e punës të kësaj reforme, pasditen e sotme, në orën 17:00, për t’u informuar në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftimit të reformës.
Ekspertët e ODIHR do të ndërhyjnë për pikat që palët nuk bien dakord, si dhe do të shikojnë nëse dokumenti që do të përgatitet nga pala shqiptare është në përputhje me rekomandimet e bëra nga ODIH.