Pas një takimi të gjatë dhe një konference të përbashkët këtë mëngjes me Edi Ramën, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar në Presidencë.
Kurti do të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta, i cili vetëm pak më parë përcolli delegacionin e Komisionit të Venecias për Paketën Anti- Shpifje.
Ndërkohë Kurti pas Metës ka për të takuar edhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Rucci, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj apo kryetarin e opozitës dhe PD Lulzim Bashën.