Skandali i gazit lotsjellës/ Kërkohet dorëheqja e drejtorit të Policisë

Tuesday, 11 February 2020 12:32

Pas skandalit me gazin lotsjellës, që drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ia huazoi jashtëligjshëm policisë së Shqipërisë, dhe arrestimit të hetuesve të dyshuar për haraç, Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, ka kërkuara dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, për shkak të skandaleve në polici.

Sipas Elezit me doreheqjen e Qalajt që është i përfshirë edhe në skandalin me gazin lotsjellës, për të cilën raportoi Insajderi, do t`i hapeshin rrugë reformave në policinë e Kosovës.

“Ne si IKSN, mendojmë se pas zhvillimeve të fundit të drejtorisë për krime ekonomike, ku janë arrestuar 5 zyrtarë nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe përfshirjes së policisë së Kosovës së Kosovës në shitjen e gazit lotsjellës me policisë shqiptare, drejtori i Policisë së Kosovës Rasishit Qalaj duhet te jap dorëheqje, dhe kështu t’i hapë rrugë reformave ne polici”, ka thënë Elezi në një intervistë për InForkus.

 

Gazeta Insajderi ka zbuluar se drejtori i Policisë Rashit Qalaj ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri. Insajderi ka zbuluar se Sandër Lleshaj, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, kishte gënjyer publikisht shqiptarët lidhur me blerjen e gazit lotsjellës. Kishte mbajtur fshehur faktin që ishte marrë huazim nga Policia e Kosovës.

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.

Ky vendim i tij, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, ka ardhur pas presionit që atij i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo sasi prej 500 granatave me gaz ishte “dhuratë”, e Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Implementimi i tij duhet të bëhej nga drejtori Qalaj, njeri i lidhur dhe i dëgjueshëm i PDK-së së themeluar nga Thaçi.

Po ashtu, pjesë formale e implentimit do të duhej të ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme. Atëkohë, këtë post e mbante Ekrem Mustafa, i cilësuar nga kritikët e opozitarët si ministër analfabet dhe i padijshëm.

Insajderi ka siguruar letrën që Mustafa ia kishte dërguar shefit të tij, Behgjet Pacollit. Duhej formalisht edhe “vula” e Pacollit për marrëveshje ndërkombëtare.

Ky nuk është skandali i vetëm në policinë e Kosovës gjatë mandatit të Qalajt, deri tash katër hetues të krimeve ekonomike e korrupsionit, përfshirë Sylë Bejtën, Naim Thaçin, Lavdim Osmanin, Lutfi Menxhiqin, janë arrestuar brenda disa muajve pasi janë të përfshirë në veprime të kundërligjshme përfshirë edhe haraçin ndaj bizneseve.

Drejtoria e Përgjithshme e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit, udhëhiqet nga Bashkim Spahiu, që është krahu i djathtë i drejtorit të përgjithshëm të policisë Rashit Qalaj.

Inspektorati Policorë, javën e kaluar e kapi në flagrancë Lavdim Osmanin, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, duke marrë mbi 1 mijë euro nga një qytetar, i cili po ashtu u arrestua.

Gazeta Insajderi ka mësuar se Osmani si krye hetues i Prishtinës ka qenë udhëheqësi i një grupi të policisë, të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.

Ai dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.

Osmani është tezak i Bashkim Spahiu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

“Me të arrestuarin e IPK-së kam një relacion familjar. Do të thotë jemi tezak. E për më shumë nuk isha lëshu që të komentoj”, ka thënë Spahiu në konferencën e sotme për media.

Në aksionin e Inspektoratit policorë u arrestua edhe hetuesi i dytë i krimeve ekonomike, Lutfi Menxhiqi.  Ndaj të dyve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Insajderi.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...