'Kurti, më mirë me Ramën apo me Bashën?!' Ish-deputetja sjell vetëm një fakt

Tuesday, 11 February 2020 13:59

Cili do të ishte bashkëpunëtori më i mirë për qeverinë e re të Kosovës, kur flitet për mirëqënien e qytetarëve në të dyja vendet: Edi Rama po Lulzim Basha? Pyetja shtrohet në një ditë kur, kryeministri kosovar Albin Kurti gjatë një vizite blic në Tiranë, diskutoi pikërisht për ekonominë dhe mirëqënien, si me Kryeministrin Edi Rama ashtu edhe me liderin e opozitës, Lulzim Bashën.

Oriola Pampuri, ish-deputetja e PD-së, analizoi vetëm një fakt për të dalë në konkluzion:

“Unë shikoj një krahasim që nuk ka të krahasuar! – tha Pampuri. - Sepse Rama u provua tashmë. Rama erdhi me një premtim të madh që ishte 300 mijë vende pune dhe ato i përktheu në shumë e më shumë se 300 mijë persona, që vendosën të lënë Shqipërinë për arsyen se nuk kishin një vend pune!

Rama nuk ka ç’premton më dhe nuk ka pse të bëhet pjesë e e një bashkëpunimi që do të cedonte nga ana e Ramës, kështu që shikoj zotin Basha si një mundësi  për të qënë pjesë e bashkëpunimit, për të nxitur punësimin dhe bashkëpunimin e frytshëm me Kosovën.”

Modifikuar më Tuesday, 11 February 2020 14:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...