Prej disa ditësh Operacioni Forca e Ligjit ka ndërmarrë një aksion për bllokimin e automjete luksoze dhe të blinduara, që rezultojnë pa dokumentet përkatëse, apo nëse janë pasuri të vëna nga veprimtari kriminale.
Duke marrë shkas nga ky aksion, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thekson se tek Kryesia e Parlamentit parkohen çdo ditë makina super luks, ndërsa shton se OFL nuk ka nevojë që të bëjë show.
REAGIMI I MANAJNIT
Meqë ra fjala, tek Kryesia e Parlamentit parkohen në çdo moment makina super luks.
Ndoshta po t’i heqë syzet OFL i sheh më qartë dhe ska nevojë të bëjë show me postblloqe rrugëve…