Vijojnë komentet mbi vizitën e kryeministrit tëp Kosovës Albin Kurti në Tiranë dhe nervozizmin e shfaqur haptazi në fytyrën e homologut të tij Edi Rama.
Por mërzinë në fytyrën e Ramës e përshkruan më së miri gazetari nga Prishtina, Berat Buzhala.
Përmes një postimi në Facebook, ku nuk mungon ironia therëse, analisti shprehet se, ndryshe nga sjellja me Kurtin, Rama Sllobodan Milloshevicit do ti kishte buzëqeshur më shumë.
“Shumë e frytshme vizita e Albinit në Tiranë, as nuk u rrehën as kurrgjo. A ia pate çehren Ramës bre? Tyben Millosheviçit i kish buzëqesh ma shum”, shkruan Buzhala në postimin e tij.
Pritja zyrtare për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti e tregoi qartë se mes tij dhe homologut shqiptar, Edi Rama, gjërat nuk janë si më parë. Të dy ishin shumë të ftohtë me njëri-tjetrin, ndërsa në disa momente mimika e kryeministrit Rama tregonte qartë nervozizmin e momentit.