Gazetari dhe botuesi Fahri Balliu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për idenë e mini-Shengenit, deklaroi se Edi Rama po sillet si Shefqet Peçi i kohëve moderne, duke shtuar se ai duket si vazhdues i masakrës së Tivarit.
“Nëse Rama dhe Kurti kanë mendime të ndryshme për Mini-Shengenin, në perspektivë kanë agjendë të njëjtë. Ne kemi agjendë pro europiane dhe duhet të shkojmë në atë drejtim. Është e palejueshme që kur je kryeministër dhe të duash njërin e të flasësh kundër tjetrit. Kjo gjë nuk dfuhet të ekzistojë, duhet të jetë vetëm interesi shqiptar. Nuk ka rreziqe jo të Shqipërisë së Madhe. Thotë Rama jo Shqipëria e Madhe e jo të tilla emërtime, ka Shqipëri Natyrale, të tjerat janë terma të historianëve komunist. Edi Rama është Shefqet Peci i kohëve moderne. Ai është vazhdimësi i Masakrës së Tivarit. Edi Rama nuk ka zbatuar 77 marrëveshje”, tha Balliu.
Fahri Balliu theksoi se është tepër e rëndë për Shqipërinë që kryeministri i vendit takon një njeri si Vucici, që ka lidhje me bandat e i akuzuar për shumë krime.
“Rama takon Vucicin, që është i akuzuar për lidhje me bandat e Republikës Srpska. Vucici është një njeri që ka lidhje të errëta. Edi Rama po i jep prioritete Vucicit me Mini-Shengenin”, deklaroi Balliu.