‘Rilindasit nuk kanë limite në vjedhjen e votave’, Paloka: Ndjekin ‘bablokun’, manipulojnë edhe sondazhin...

E mërkurë, 12 February 2020 14:01

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas publkimit në një televizion të një manipulimi të nje sondazhi që bënte fjalë për ministrant e Rilindjes.

“Po me sa duket “rilindasit” nuk kanë limite ; mbrëmë janë vetedemaskuar prapë, pasi janë kapur duke manipuluar vota ne votimin elektronik në një sondazh të emisionit “Opinion” brenda vetë qeverisë Rama”, shkruan Paloka.

Ja postimi i tij i plotë

Kur mendon se “rilindja” e ka zbrazur gjithë arsenalin e saj në vjedhjen dhe manipulimin e votave, ata prapë ja dalin të na “befasojnë”.

U kapën duke blerë vota në Korçë në zgjedhjet e pjesëshme lokale, pa patur asnjë nevojë, vetëm dy muaj pasi kishin marrë pushtetin.

Vazhduan me zgjedhjet e Dibrës e më pas me 2017 , manipulime të dokumentuara tanime në dosjet 184 e 339.

Akti i fundit ishte 30 qershori, ku Rama vodhi dhe votimet ku kandidonte me veten...

Po me sa duket “rilindasit” nuk kanë limite ; mbrëmë janë vetedemaskuar prapë, pasi janë kapur duke manipuluar vota ne votimin elektronik në një sondazh të emisionit “Opinion” brenda vetë qeverisë Rama.

Në fakt asgjë nuk ka për tu habitur; këta “rilindasit” e vegjël , thjesht ndjekin “bablokun” e manipulimit të votave. Rama ka 20 vjet në pushtet por kurrë nuk është votuar realisht. Që me zgjedhjen e tij në krye të PS për herë të parë, Rama është denoncuar e demaskuar se bleu votat e delegatëve në votimin e dytë ( se të parin që u votua drejtë e humbi) . Prej asaj dite e deri më sot , Rama vetëm ka korruptuar, blerë e manipuluar zgjedhjet që e kanë mbajtur në pushtet.

Nuk e di a ka më shqiptarë apo ndërkombëtar që beson realisht se Rama mund të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend , kur keta kapen duke vjedhur dhe vetveten?!

Login to post comments