Ambasada e SHBA zbardh takimin e Kryemadhit me ambasadoren Yuri Kim: U diskutua për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe…

E mërkurë, 12 February 2020 17:45

Ambasada e SHBA ka zbardhur takimin e ambasadores Yuri Kim me kryetaren e LSI0së, Monika Kryemadhi.

Me një shënim më facebook, Ambasada e SHBA shkruan se biseda u përqendrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja.

85243197_10157066113880838_3459612520753397760_o

“Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët”, shkruhet mes të tjerash në postimin e ambasadës.

Postimi i plotë:

Gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi më 11 shkurt, Ambasadorja Kim u përqëndrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt. Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët.

Login to post comments