“Del një sharlatan dhe thotë të shkojë dekreti në Venecia” – Presidenti flet për marrëdhënien me ambasadorët: Jam i urtë kur janë bashkëpunues, por …

E mërkurë, 12 February 2020 21:09

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar marrëdhënien që ka me ambasadorët amerikanë, por jo vetëm, ku nuk i ka kursyer edhe rezervat.

ilir Meta

Presidenti Meta tha se disa prej ambasadorëve edhe në kohën kur ishte Kryetar Kuvendi edhe tashmë, që është kreu i Shtetit nuk e kanë merituar respektin e tij.

I ftuar në një intervistë në Euronews, Kreu i Shtetit tha se bëhet njeri i mirë kur  ambasadorët janë bashkëpunues, ndryshe nga ata që i ka quajtur sharlatanë.

Pjesë nga intervista:

Jeni takuar para pak ditësh me ambasadoren e re të SHBA-ve, që mbërriti në Tiranë. Si është marrëdhënia juaj me ambasadorët në përgjithësi? Se i quani pseudo ambasadorë, shërbëtorë të Edi Ramës.

Presidenti Meta: Kjo nuk është kaq gjithëpërfshirëse. Padyshim që ka dhe ka patur njerëz që nuk e kanë merituar kurrë respektin tim, qoftë si President dhe si Kryetar Parlamenti. Bashkëpunimi dhe respekti im nuk i ka munguar asnjë ambasadori.

Nuk mendoj se janë të gjithë ashtu.

Çdo ambasador i SHBA në Shqipëri përgjatë këtyre 30 viteve në funksionet që unë kam patur, ka pasur nga ana ime bashkëpunimin më korrekt dhe të ndershëm. Pastaj si janë sjellë ata.

Kjo është çështje relative dhe varet nga natyra dhe tipi, por Ilir Meta asnjëherë nuk ka cenuar marrëdhëniet strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, përkundrazi ka qenë garant i mbrojtjes së interesave strategjike dhe kurrë nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të asaj që ka bërë për këtë aleancë.

Jeni zbutur me ambasadorët me sa shoh?

Presidenti Meta: Jam njeriu më i urtë kur të tjerët janë bashkëpunues. Por kur del një sharlatan atje dhe thotë që dekreti të shkojë në Venecia, kur Venecia e ka shkruar e zeza mbi të bardhë dhe ti ia ke çuar letrat më para, tani më vjen keq.

Login to post comments