‘Narkopolicia po na vëzhgon’/ Ish-deputetja: ‘Policia tani mund të përgjojë pa miratimin e prokurorisë’

E mërkurë, 12 February 2020 22:58

Narkopolicia po na vëzhgon’/ Ish-deputetja: ‘Policia tani mund të përgjojë pa miratimin e prokurorisë’

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka denoncuar ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit, të cilat synojnë të përgjojnë çdokënd pa miratimin e Prokurorisë.

 

Caka e ka cilësuar këtë ligj si diktaturë të pastër.

 

‘Narkopolicia po na vëzhgon!

 

Ndryshimet e propozuara rishtazi në ligjin "Për Policinë e Shtetit", synojnë të monitorojnë gjithkënd, kudo dhe kurdo, pa miratim nga Prokuroria; mjafton që polici i zakonshëm t'a ketë mirë me shefin e tij e ai t'i japë lejen për përgjim të të gjitha llojeve!

Çdo qytetar, do bëhet shumë kollaj pre e përgjimeve dhe kjo nuk bën asgjë tjetër veçse e kthen Policinë e Shtetit në shantazhiste dhe gjobëvënëse.

Kjo nuk është thjesht shkelje me të dyja këmbët e privatësisë dhe e të drejtave të njeriut; kjo është diktaturë e pastër!!!

Nuk na ka ngelur gjë tjetër, veçse të spiunojmë vetë vëllezërit e motrat, të cilët nuk duhet të na prishin moralin e pastër komunist!-shkruan Caka.

Login to post comments