Propozimet e PD për Zgjedhoren, Alibeaj: Kamera në QV, kontrolle jashtë. Stafi elektoral i subjekteve t’i nënshtrohet dekriminalizimit.

E Enjte, 13 February 2020 12:17

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka zbardhur konkretisht disa nga propozimet e PD për reformën zgjedhore. Ai tha se frymëzimi për të kthyer në draft këto propozime ka ardhur nga një sentencë, që është se qytetari nuk duhet të ketë frikë nga pushteti por e kundërta.

Alibeaj theksoi se polici nuk duhet të heqë kapelën për të bërë vota dhe se shkelja e detyrimeve ligjore për institucionet zgjedhore do duhet të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve.

Disa nga propozimet e PD, janë që brenda Qendrave të Votimit të vendosen kamera monitorimi, kontrolle jashtë QV ku sipas tij, dominojnë bandat, ngritjen e strukturave të policisë për të parandaluar krimin zgjedhor menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, stafi i çdo subjekti elektoral t’i nënshtrohet ligjit të dekriminalizimit si dhe analiza risku nga policia, prokuroria e policia gjyqësore,

“Vlera kryesore nga e cila jemi vlerësuar për të artikuluar dhe draftuar këto propozime është një, në zgjedhje nuk duhet të ndodhë që qytetari të ketë frikë nga pushteti por e kundërta, pushteti të ketë frikë nga qytetari dhe vota e lirë. Kjo është sentenca nga e cila jemi frymëzuar. Janë 4 direktiva kryesore në të cilat jemi bazuar. Mbrojtësi më i madh i votës është ai që e zotëron, qytetari, aleati kryesor. Së dyti, duhet dhënë qytetarit instrumente për të mbrojtur votën. Së treti, agjencitë ligjzbatuese do duhet të mbrojnë votën duke zbatuar ligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelën për të bërë vota. Së katërti shkelja e detyrimeve ligjore për institucionet zgjedhore do duhet të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve.
Si strukturohet? Shtrirja e kontrollit në territor, duke filluar së pari brenda QV. Propozimi ynë është që në QV të vendosen kamera të cilat do duhet të vëzhgojnë gjithçka ndodh në territorin e shenjtë ku konkretizohet vullneti i qytetarit. Territori jashtë QV, i cili sot është territor i dominuar nga bandat, krimi dhe drejtues të administratës, të cilët rreshtojnë administratën duhet të pastrohet nga banda e krimi dhe të jetë territori ku qytet shkon i lirë për të votuar. Propozimi ynë është për të thirrur organet e policisë për të krijuar këtë hapësirë lirie për të votuar jashtë krimit. Krimi zgjedhor finalizohet në QV por fillon jashtë QV. Fillon në banesat e qytetarëve të ngratë, në qendrat e punës ku shantazhohen nga drejtuesit e administratës. Shtrirja në kohë e kontrollit. Nuk mjafton që kontrolli të ndodhë vetëm ditën e zgjedhjeve. Krimi zgjedhor fillon shumë muaj më parë dhe për këtë kemi kërkuar jo vetëm ngritjen e strukturave të policisë e prokurorisë.
Kemi kërkuar dhe zgjerim të konceptit të dekriminalizimit. Dekriminalizimi të shtrihet jo vetëm në administratën zgjedhore por edhe pjesë të stafit të subjekteve, keni parasysh çunat problematikë. Do jenë të detyruar subjektet zgjedhorë të deklarojnë cilët janë anëtarë dhe pjesëtarë të stafeve zgjedhore, të ditur dhe për policinë. Policia, prokuroria, policia gjyqësore do të jetë e ngarkuar që të kryejnë veprimtari të natyrës parandaluese, analiza risku. Cilat janë familjet e varfra që janë targeti i shitje-blerjes së votës. Të mos ndodhë që në fushatë zgjedhore çmimi i euros të bjerë”, deklaroi ndër të tjera Alibeaj.

Modifikuar më E Enjte, 13 February 2020 12:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...