“Me emocione të forta kujtoj eksperiencën si komentator”, Meta uron gazetarët në Ditën Ndërkombëtare të Radios

E Enjte, 13 February 2020 14:21

Presidenti Ilir Meta, ka uruar përmes një postimi në facebook, Ditën Ndërkombëtare të Radios.
“Mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin e kontributin e vyer që kanë dhënë e japin në funksion të informimit e përcjelljes së vlerave kulturore tek miliona dëgjues, duke e shndërruar radion në një platformë komunikimi të pazëvendësueshme dhe tribunë të rëndësishme të pasqyrimit të jetës, kulturës, gjuhës dhe muzikës shqiptare.” shkruan Meta, ndërsa shton se me emocione të forta kujton gjithmonë eksperiencën time modeste si komentator radio, përkrah dy emblemave të mikrofonit, Ahmet Shqarri dhe Ismet Bellova.

Postimi i plotë:
Një urim të përzemërt për të gjitha gjeneratat e drejtuesve, gazetarëve, folësve brilantë, komentatorëve të mrekullueshëm, dhe teknikëve të palodhur të radiove shqiptare: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios!

Mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin e kontributin e vyer që kanë dhënë e japin në funksion të informimit e përcjelljes së vlerave kulturore tek miliona dëgjues, duke e shndërruar radion në një platformë komunikimi të pazëvendësueshme dhe tribunë të rëndësishme të pasqyrimit të jetës, kulturës, gjuhës dhe muzikës shqiptare.

Me emocione të forta ta kujtoj gjithmonë eksperiencën time modeste si komentator radio, përkrah dy emblemave të mikrofonit, Ahmet Shqarri dhe Ismet Bellova, të cilëve u jam përjetë mirënjohës që më njohën me magjinë e vërtetë të radios. 🇦🇱📻

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...