Presidenca i kujton Rilindjes, me një meme, rrethimin e Kalasë së Krujës nga turqit, kur zifti hidhej mbi kokat turke!

E Enjte, 13 February 2020 17:02

Ilir Meta: Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të kushtetutës dhe këtë e kam bërë të qartë

Një gjetje presidenciale mund të quhet kjo memo me një fotomontazh. Në një kohë kur një delegacion i Komisionit të Venecias ka zbarkuar në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë-Presidencë vitin e kaluar, presidenti Ilir Meta ‘godet’ me një meme.

Teksa ka postuar memen e ditës në faqen e tij të “Facebook” ku shihet një fushë-betejë nga një anë dhe kalaja-presidencë në anën tjetër, Meta nuk i ka kursyer ironitë. Nënteksti i fotomontazhit është se si dikur hordhitë turke u dyndën te portat e kalasë së Skenderbeut, dhe dështuan, e kështu do të ndodhë edhe me Rilindjen.
Atëhere shqiptarët në mbrojtje të Lirisë e Atdheut hodhën edhe kova zifti mbi kokat e turqve që donin të hynin në kështjellë, ndaj aludimi presidencial me memon e sotme tregon se do jetë e vështirë që Rilindja të “pushtojë” presidencën!

Kreu i shtetit u shpreh dje në një intervistë se: “Presidenti i Republikës është në detyrë deri ne 24 korrik 2022, në kala dhe një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës. Le te kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marrë fund. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të kushtetutës dhe këtë e kam bërë të qartë”.

 

 
Login to post comments