Balliu në organizimin e CSU: Aksion i pandalshëm kundër krimit

Premte, 14 February 2020 15:01

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka marrë pjesë në një organizim të CSU në Gjermani, në Parlamentin Bavarez, ku u diskutua për sigurinë dhe luftën kundër krimit në Europë. Me këtë rast z. Balliu pati takime me miqtë e Shqipërisë, me zotin Manfred Weber kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane, me Ambasadorin e SHBA në Gjermani Richard Grenell, me Ministrin e Brendshëm Zoti Joachim Harrman, ZV Presidentin e Komisionit Van Ser Leyen si dhe zotin Margaritis Schinas.

Ja postimi i z. Balliu në rrjetin social facebook: 

"Ishte kënaqësi të isha pjesë e një organizimi të CSU në Gjermani, në Parlamentin Bavarez, ku diskutuam për sigurinë dhe luftën kundër krimit në Europë. Diskutimi ishte mes miqve të Shqipërisë, me zotin Manfred Weber, kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane, me Ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell, me Ministrin e Brendshëm Zoti Joachim Harrman, ZV Presidentin e Komisionit Van Ser Leyen si dhe zotin Margaritis Schinas.

Gjatë diskutimit garantova përkushtimin total të Opozitës shqiptare për të punuar për rikthimin e institucioneve demokratike, legjitimitetin e tyre por dhe aksionin tonë të pandalshëm kundër lidhjes së politikës me krimin dhe korrupsionin.

Gjithashtu një çështje që mori vëmendje të madhe ishte dhe domosdoshmëria e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe angazhimi për të luftuar influencën në rritje të Rusisë në Ballkan.

Por është detyra jonë që të rikthejmë legjitimitetin institucioneve, duke filluar me plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që çojnë vendin në zgjedhje të parakohshmë".

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...