‘Po na vdesin fëmijët në çadra’, banorët e Fushë-Krujës akuza bashkisë: Nuk ka bilanc për dëmtimet

Premte, 14 February 2020 15:47

Kanë plotësuar çdo dokument që i është kërkuar, duke iu përshtatur dhe procedurave online që për ta nuk janë aq të njohura, por në fund në sistem shtëpitë u rezultojnë të banueshme. Në Fushë - Krujë dhe Mamurras, banorët e mbetur pa strehë prej tërmetit të 26 nëntorit, shkojnë nga sporteli në sportel për aplikime, për të përfituar atë që ju takon me vendim qeverie -rindërtimin e shtëpive të shembura.

“Problemi ynë është se ne shkojmë të aplikojmë online dhe neve nuk na dalin banesat në sistem. Inxhineri shtëpitë tona i ka nxjerrë të pabanueshme, bashkia thotë janë të banueshme. Tani ne i kemi bërë letrat për aplikimin online, kemi bërë dhe për bonus qiraje dhe asnjë përgjigje. Kanë një muaj që na sorrollasin për këto letra dhe asnjë lloj përgjigje”.

“Do vijë një tjetër grup verifikimi, na thanë dhe asnjë nuk po vjen. Jam me fëmijë të sëmurë”.

“Kanë dal shtëpitë e banueshme. Jam vet i 8 dhe po rrimë në një çadër. Ju lutem shtetit të vejë dorë në familjen tonë se po i çojmë nëpër spitale”.

Ata i kujtojnë kryeministrit premtimin e dhënë publikisht menjëherë pas tërmetit.

“Kryemimistri të vijë. Ne me kushte të këqija kemi qenë, tërmeti na bëri më keq. Rrezikojmë jetën e fëmijëve, janë duke na vdek fëmijët në çadra”.

Edhe në Mamurras, autoritetet lokale nuk  japin zgjidhje.

“Në atë familje janë 9 veta, nëse shteti do të bëjë shtëpi në bazë të frymëve, jemi shumë pak. Po na sorollasin, shteti duhet ti kishte marrë masat. Ne jemi të ndarë. Aplikimi bëhet në bazë të kryefamiljarit, ndërsa ai ka vetëm tre, po të tjerët”. 

Aplikimet për procesin e rindërtimit mbyllen më 28 shkurt. Që të përfitojnë qytetarët e prekur nga tërmeti duhet të paraqesin: certifikatën e pronësisë, fotokopje të kartës së identitetit, çertifikatë familjare si dhe një kopje të akt-konstatimit të banesës së dëmtuar./abcneës.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...