VIDEO/ Shikoni ç'ndodh, Unaza e Re njoftohet për shembje! Berisha: Banditizëm jashtë imagjinatës!

Saturday, 15 February 2020 11:48

“Banditizëm jashtë çdo imagjinate!” Kësisoj e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha, atë që po ndodh këto ditë në Unazën e re, ku banorët janë njoftuar nga IKMT-ja se duhet të largohen pasi ndërtesat do t’u prishen ditën e hënë.

Në videon e publikuar nag Berisha dëgjohet sesi punonjësit e IKMT-së i lajmërojnë banorët se duhet të largohen, por këta të fundiT, duke parë hartat që iu tregohen, konstatojnë se në zonë nuk ka asnjë projekt dhe iu kërkojnë vetëm një shkresë, zyrtarëve të shtetit: Vendimin për prishjen e banesave, që ata duket qartë se nuk e kanë.

“Banditizëm jashtë çdo imagjinate, - shkruan Berisha, pasi ka lexuar mesazhin dhe ka parë videon e një qytetari. -  Akuzon Salillarin se është pa projekt, pa leje ndërtimi dhe pa tender për lotin e dytë dhe më e tmerrshme është se nuk të japin vendim prishje dhe kërkon t’ju shkatërrojë banesat! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital".

Përshëndetje doktor Berisha!
Duke ju uruar shëndet të plotë, jam G.S në Unazën e Re.

 

Prej një viti e gjysmë gjendemi në protestë se duan të na grabisin pronat, kriminelët me pushtet, si Salillari me gjoja projekt per zgjerimin e rrugës!
Këta siç shikohet në video nuk kanë projekt, as leje ndërtimi, as tenderi për lotin e dytë nuk është bërë dhe më e tmerrshme është se nuk të japin vendim prishje!
Këtij nuk mund t’i themi shtet.
Të lutem doktor, publikoni këtë postim!
Përzemërsisht G.S!

Modifikuar më Saturday, 15 February 2020 11:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...