Mike Pompeo dhe Richard Grenell refuzojnë të takojnë Albin Kurtin

Saturday, 15 February 2020 14:38

Me deklaratat e tij të fundit për dy marrëveshjet e arritura me Serbinë, me insistimin e tij për tarifa ose reciprocitet, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është futur në një kurs të konfrontimit direkt me SHBA-në.

Burime  të Gazetës Express nga konferenca e mbajtur në Mynih tregojnë për mënyrën se si dyert e Kurtit u mbyllën nga aleati kryesor i Kosovës: Pompeo dhe Grenell refuzuan ta takojnë.

Për më tepër, burimet thanë se asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do të takohet me Kurtin pa e hequr tarifën për mallrat serbe.

Albin Kurti realizoi dje një performancë të bukur në Aeroportin e Prishtinës, kur udhëtoi për në Mynih me “economy class” apo kur e la në Sllatinë eskortën policore që e shoqëronte.

Por, në Munih duket se nuk i kanë ecur gjërat ashtu siç ka dëshiruar. Sidomos jo me dy amerikanët e fuqishëm që gjenden atje, Mike Pompeo, Sekretarin amerikan të Shtetit dhe Richard Grenell, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Gjermani.  

Ndërsa Kryeministri Kurti dhe shefi i Diplomacisë, Konjufca, endeshin nëpër aeroporte, Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, u shfaqën në ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve të radhës, nën ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell.

Formalisht, nga Qeveria aty ishin dy nëpunës civilë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Dhe Albin Kurti duket se nuk dinte asgjë për këtë marrëveshje.

Ai heshti deri në mbrëmje, por në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai i kundërshtoi ato, kurse publikisht këtë e bëri në mbrëmje përmes një postimi në Facebook dhe me gjuhë të kujdesshme, deri diku.

“Sot në Mynih janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër, as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, u shpreh Kurti.

E kjo nuk u ka pëlqyer aspak amerikanëve.

Burime të larta të Gazetës Express nga Konferenca e Sigurisë në Mynih thanë se qëndrimi prolongues i Kurtit për tarifën e tani edhe kundërshtimi i dy marrëveshjeve të arritura me Serbinë janë të papranueshme për Uashingtonin.

Si rrjedhojë, këtë pakënaqësi ata ia kanë bërë të qartë Kryeministrit kosovar dje, menjëherë.

Sipas të njëjtave burime, Kurti ka kërkuar dje që të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeu dhe Ambasadorin Richard Grenell, por përgjigjja e tyre ka qenë e prerë. “Jo. Kaq”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Sipas këtyre burimeve, me deklaratat e tij të fundit për dy marrëveshjet e arritura me Serbinë, me insistimin e tij për tarifa ose reciprocitet, Kryeministri Kurti është futur në një kurs të konfrontimit direkt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Askush nuk mund ta minojë procesin e dialogut”, thanë burimet e Gazetës Express.

Madje, sipas tyre, Ambasadori Grenell dhe asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do ta takojë Kurtin pa e hequr tarifën 100 % ndaj mallrave të Serbisë.

“Askush nga zyrtarët e lartë amerikanë nuk do ta takojë Kurtin, derisa ai të heqë taksën. Kurti do të takohet me zyrtarë të rangut me të ulët”, ka thënë ky burim i Gazetës.

Ndërkohë që Albin Kurti e kundërshtoi marrëveshjen e arritur me Serbinë, partnerja e tij në Qeveri, LDK-ja, e përshëndeti atë.

Madje, sot në Mynih, zëvendësi i Kurtit, Avdullah Hoti, e takoi Ambasadorin Grenell, ndërkohë që i njëjti ka refuzuar dje që të takohet me shefin e Hotit, Albin Kurtin.

“Sot takova Ambasadorin Grenell dhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së. Diskutuam për proceset e rëndësishme me të cilat duhet të merremi menjëherë si Qeveri e re”, tha Hoti përmes një postimi në Facebook.

“E sigurova se ne do te jemi partner i besueshëm në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë Serbinë, me qëllimin final njohjen reciproke.

E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj ne këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë një dinamikë të jashtëzakonshme pasi Presidenti Trump emëroi të dërguar të tij në këtë proces, Ambasadorin Grenell. Deri më tani, janë arritur tri marrëveshje e duket se edhe të tjera janë në proces e sipër.

Albin Kurti nuk duket të jetë i përgatitur për një dinamikë të tillë në dialog.

Kryeministri kishte thënë se fillimisht duhet të shqyrtohen marrëveshjet e arritura deri më tani e madje mbrëmë, në një intervistë për REL-in, tha se dialogu mund të nisë tek pasi Serbia të ketë qeverinë e re, pas zgjedhjeve të prillit.

Kurse, në një panel diskutimi, Kurti tha se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog, nuk mund të ketë bisedime me harta e as nuk mund të ketë harta në tavolinë, kur andej sillen Presidentët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...