Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se Shqipëria nuk ka asnjë karantinë për të futur personat që mund të preken nga koronavirusi, që ka shkaktuar vdekje të shumta në Kinë dhe është përhapur në disa vende të botës.
Shehu propozon koordinim me strukturat përkatëse me Italinë dhe Greqinë, ndërsa shton se teoritë konspirative të “sekretit shtetëror” janë vetëm “gjethe fiku” e te denja për regjimin e Kim Jong-un.
Pak ditë më parë, në media doli se Ministria e Shëndetësisë kishte ngritur një karantinë në Tiranë por se vendi mbahej sekret.
Reagimi i plotë i Shehut:
Heshtja e plote e Shtetit, me gjithë insistimin, per te shpjeguar ku ndodhet kjo “Karantine” qe flasin, si eshte organizuar ajo e “zinxhiri” i domosdoshem ne funksion te saj e te mbrojtjes nga ajo epidemi e mundeshme, flasin per mos egzistencen e saj, apo per ndonje te tille vetem ne 3D.
Nje “karantine” mbrojtese ne kete rast nuk mund te jete ndonje “dhome” me disa shtreter, por nje strukture shume komplekse ne projekt, organizim e funksionim.
Masat e deritanishme tek ne jane shume superficiale e ne nivel propagande, qe nuk japin asnje siguri, duke filluar qe nga disa “maska” te ekspozuara per te hequr vemendjen, kur ne fakt dhe ato vete nuk garantojne asgje.
Duhet menjehere seriozitet, trasparence, bashkepunim, dislokim fondesh e jo keq perdorim te tyre me disa PPP abuzive e vecanerisht nje kordinim, mbeshtetje e prezence e ngushte me strukturat përkatëse të Italisë e Greqisë, qe jane shume te interesuara ne forcimin e masave mbrojtese ne Shqiperi.
Teorite konspirative te “sekretit shteteror” jane vetem “gjethe fiku” e te denja per rregjimin e Kim Jong-un.