Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka publikuar një video vëzhgim në mbi 50 rrugë të kryeqytetit, ku rezulton se gjendja e tyre është e mjerueshme. Zhupa, shkruan në rrjetet sociale se vëzhgimi i referohet rrugëve në qendër të kryeqytetit, ndërsa thotë ajo në periferi situata është ende me problematike.
“Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës”, shkruan zëdhënsja e partisë demokratike.''
''Tirana sot'' thotë Zhupa, ''sipas Veliajt, është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat, ndërsa infrastruktura rrugore i ngjan rrugëve të një fshati të humbur ku jetojnë 5 banorë edhe asnjë nuk ka interes të investojë.''