Krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, prite të takohen në Bruksel mbrëmjen e sotme.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Këshillit Europian, ndërsa u lajmërua disa ditë më parë nga edhe Presidenti i këshillit Europian, Charles Michel i cili vendosi datën 16 shkurt për t’u mbledhur në një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takim pritet të marrin pjesë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Joseph Borrel dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.
Ky takim mbahet pasi KE propozoi metodologjinë e re të zgjerimit, sipas së cilëve i plotëson pritshmërinë të të gjithë vendeve anëtare, veçanërisht atyre skeptike, mes tyre edhe Franca.