Greva e punëtorëve në Poçem, Monika Kryemadhi letër Belinda Ballukut dhe Prokurorit të Përgjithshëm

Diel, 16 February 2020 19:07

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka drejtuar një letër disa institucioneve shtetërore se Prokurorisë së Përgjithshme, dhe në veçanti kryeprokurorit Olsian Çela, ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukut, kreut të KLSH Bujar Leskajt dhe Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca lidhur me grevën e punëtorëve në Poçem të Ballshit.

Kryemadhi shprehet se punëtorët s’kanë marrë 27 paga mujore dhe agjensitë shtetërore si dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës kanë lejuar me vetëdije këtë shkelje të të drejtave të njeriut.

 

”Agjensitë shtetërore dhe përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që ka përgjegjësinë e monitorimit dhe ndjekjes së zbatimit të kontratës mes subjektit privat që administron stacionin dhe punonjësve ka qenë tërësisht jashtë funksionit dhe ka qenë në vetëdije të plotë për shkeljen për një kohë të gjatë të të drejtave bazë të punonjësve”- shkruhet në letër.

Ajo kërkon që punëtorëve t’i paguhen 27 pagat e prapambetura ndërsa përgjegjësit e kësaj situate të vendosen para përgjegjësisë ligjore.

  • foto galeri
Login to post comments