Rifillojnë protestat tek Astiri, Balliu: Kur PD të vijë në pushtet do ta ndjekë këtë çështje deri në fund

Hënë, 17 February 2020 08:43

Pas sinjalizimeve se mund të kishte ndërhyrje nga IKMT-ja për shembjen e shtëpive te zona e Astirit, banorët kanë rinisur sërish protestat.

Në mbështetje të tyre ka qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili ka akuzuar qeverinë dhe policinë se do të mbajnë përgjegjësi, kur PD-ja të vijë në pushtet.

Sipas Balliut, PD ka një kontratë më banorët e Astirit dhe do t’i qëndrojë asaj deri në fund.

Ndërkohë banorët janë të vendosur kundër shembjes së shtëpive të tyre në kuadër të ndërtimit të mbikalimit te ‘Unaza e re’.

‘PD ka një kontratë më banorët e Astirit dhe do t’i qëndrojë asaj deri në fund. Ky pushtet arriti derisa përdori plumbat e gomës kundër grave dhe fëmijëve. Keni mbështetjen e PD-së pa limit. PD në qeveri do ta ndjekë këtë çështje. Koha ku në Shqipëri nuk mbahet përgjegjësi ka mbaruar. Të gjithë do të vihen para drejtësitë. Këtu bëhet fjalë për jetën e qytetarëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për pak beton dhe zhavorr, por për miliona euro. Ne do t’i vëmë para përgjegjësisë kur të jemi në pushtet’, tha Balliu.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...