Një gazetare shqiptare ka vendosur të padisë një shoqërues të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e pengoi që t’i bënte pyetje atij.
Videoja e gazetares së Ora News, Sonila Musai ka bërë xhiron e rrjetit. Në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, ajo kërkon t’i bëjë pyetje kryebashkiakut Veliaj.
Por gazetarja pengohet nga një person, i cili për ta shmangur mundësinë që ajo të pyesë Veliajn, në video duket teksa e përqafon.
Gazetarja thotë se personi në fjalë quhet Aurel Boriçi dhe e ka paditur për ngacmim seksual, përndjekje dhe krime kundër njerëzimit.
Prej disa kohësh, marrëdhëniet mes Ora News dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë shumë të tensionuara.