Shqipëria ka siguruar 15 milionë eurot e para nga Konferenca e Donatorëve sot në Bruksel.
Korespondenti i Panorama në Bruksel raporton se sapo është firmosur donacioni i parë mes kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von Der Leyen.
15 milione euro është shuma e cila shkon për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.