Po zhvillohet sot në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet shkatërrimtar më 26 nëntor 2019, që la pas 51 viktima, të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara
Në monitor është shfaqur një video e tërmetit tronditës, që tregoi pamjet rrëqethëse të Durrësit dhe Tiranës, ditën e tërmetit.
Zyrtarë të lartë nga 100 shtete, që janë pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve, panë nga afër pasojat katastrofike të tërmetit, si dhe dëgjuan lotët e shqiptarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, të cilët kërkojnë një shtëpi, pasi 26 nëntorin e gdhinë në qiell të hapur.