Ndryshimi dhe rotacioni janë të pashmangshëm, por jam i përkushtuar që ky proces të përfundojë me mjete politike.
Kështu shprehet kryetari i PD, Lulzim Basha, sipas të cilit, kjo gjë duhet për hir të vendit dhe stabilitetit të tij.
Lideri i opozitës premton se do të bëjë gjithçka që rotacioni të vijë me sa më pak kosto për shqiptarët.
"Ndryshimi dhe rotacioni janë të pashmangshëm. Unë mbetem i përkushtuar që këtë proces ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, për hir të stabilitetit. Do të bëj gjithçka që rotacioni të vijë me koston më të vogël për shqiptarët. Bashkimi ynë do të jetë i madh dhe i pandalshëm", shkruan Basha në postimin e tij të rradhës në Facebook.