Sonte në Tempora, në ora 21.00 në RTV Ora, si rrallë herë më parë do të jenë të ftuar dy ish kryeministrat shqiptarë, Sali Berisha dhe Ramush Haradinaj. Njëri nga Tirana e tjetri nga Gllogjani i Deçanit.
Përtej simbolikave, titujve e propagandës, cila është situata e shqiptarisë sot në raport me veten, Europën, SHBA-në?
Çfarë kulisash rrezikojnë integrimin?
Çfarë rrethanash mbajnë peng liderët shqiptarë për të synuar një përfaqësim të përbashkuar në tryezat ndërkombëtare ku vendoset e ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës?
Sa mund të na kushtojë raporti i vështirë mes liderve shqiptarë në dy anët e kufirit?
Këto janë disa prej pikëpyetjeve që do të marrin përgjigje gjatë emisionit.