Meta e nis me ndjesë dhe shigjeton ndërkombëtarët në vend: Ka prej tyre që kanë vite këtu, e s’duan të kuptojnë c’po ndodh

E mërkurë, 19 February 2020 13:15

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar vonesën me të cilën e nisi sot konferencën për mediat, të lajmëruar më herët në 12:30.

Kreu i shtetit tha se ishte në një takim me ambasadoren e Kanadasë dhe përmes kësaj dha një mesazh të fortë për disa diplomatë në vendin tonë.

Ka disa diplomatë tha Meta që kanë vite në vendin tonë dhe nuk duan të kuptojnë.

“Më falni për vonesën se kisha një takim me ambasadoren e Kanadasë, shumë e interesuar për demokracinë në Shqipëri, jam sh i lumtur që një ambasadore e një vendi të tillë e fillon bisedën me demokracinë. Koha vajti më e gjatë se duke folur për “rule of law” edhe kjo historia jonë e Gjykatës Kushtetuese edhe zonja në fjalë s’po kuptonte dot gjë.

I thashë të lutëm të iki të takoj gazetarët se ka kolegë diplomatë që kanë vite këtu dhe nuk duan të kuptojnë, do e sqaroi më vonë plotësosht me dokumente”, tha Meta.

Modifikuar më E mërkurë, 19 February 2020 13:19
Login to post comments