Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish në konferencë për mediat, për të dhënë prova për atë që ai e ka emërtuar si ‘grusht shteti’.
Meta ka publikuar edhe një mendim që ka dhënë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në lidhje me ligjin që i heq presidentit kompetencën dhe të drejtën, që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të betohen tek presidenca.
Pjesë nga deklarata e presidentit Ilir Meta:
Na thonë se kemi marrë mendimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Përgjigja që komiteti i Helsinkit i ka dhënë gjysmëparlamentit të dele-deputetëve:
Komiteti do të sugjeronte që këto projektligje t’i nënshtroheshin një konsultimi me Presidentin e Republikës dhe ekspertë. Lidhur me këtë propozim-pra, për betimin tek Lana-Komiteti vlerëson se ceremonia e betimit nuk mund të kryhet në mënyrë të shkruar, sepse betimi si akt i lartë që kërkon prezencën fizike, gjithashtu sikurse dihet, që atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër siç ven gjysmë-parlamenti i dele-deputetëve.
Akti i betimit duhet të bëhet para Presidentit. Forma shkresore që propozohet-me ligjin antikushtetues – përveç se nuk është tipike, shmang një kompetencë ekskluzive që Kushtetuta ia ka akorduar Presidentit të Republikës.
Akti i betimit nuk mund të jetë krejtësisht formal dhe duhet të kemi në konsideratë se Presidenti mund ta refuzojë ceremoninë e betimit nëse ai nuk e konsideron në përputhje me Kushtetutën dhe kur këto konflikte krijohen mund të zgjidhen duke vënë në lëvizje organe të tjera si Gjykatën Kushtetuese.
Ne na mbetet të çuditemi tani vetëm në ndonjë rast kur Parlamenti të respektojë Kushtetutën.
Tani në kuadrin e transparencës për të shpartalluar grushtin e shtetit me mbështetjen e popullit shqiptar.