“Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se në datën 2 mars, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, me popullin shqiptar tha ai do lidhet një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve”.
DEKLARATA E PLOTE
“Do e marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Veoprimet e Presidentit do jenë në mbrojtje të Kushtetutës. Ju siguroj që kjo godinë është sot një kështjellë e vetme për fat të keq, por e paepur dhe e pamposhtur për mbrotjen e Kushtetutës dhe demokracisë, nga data 2 mars kur do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit përpara bulevardit me popullin shqiptar ku do lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave, dhe të shumë problemeve të tjera që nuk i meriton.
Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite ne bulevardin Dëshmorët e Kombit e ju japim fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojjnë popullin e presidentit në Whatsapp të porosisin poture të gjera”.