Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku një prej qytetareve e ka vendosur për shpatulla për muri në Durrës.
Zonja deklaron se shteti nuk ka bërë asgjë dhe ka braktisur qytetarët.
‘I lumtë zonjës që me guxim ngriti çështjen e braktisjes nga narkoqeveria dhe e kryqëzoi.
Ajo u nda mirë!
Përgjigje nuk mori, por të paktën nuk e pyeti se sa fëmijë ka dhe nëse i ka bërë një nga një apo të gjithë përnjëherë!!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
Ndiqni videon e mëposhtme: