Rilindja e tmerruar hedh në sulm të gjithë spiropalët dhe servilët

E mërkurë, 19 February 2020 22:34

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë para medias dhe publikut. Ai i bëri thirrje popullit që më datën 2 mars, pasdite (datë që lidhet me Besëlidhjen e madhe të Lezhës, 2 mars 1444) të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të filluar çmontimin e Grushtit të Shtetit.


Kjo e vuri në panik si asnjëherë më parë Rilindjen, megjithse përballë Presidentit, kreut të Shtetit, unitetit të kombit ndihej e kompleksuar për faktin sepse gjithnjë Ilir Meta ka qenë në anën e sa drejtës duke argumentuar cdo përballje me mazhorancën e cila po shfaq një arrogancë të pashoqë.

 Sot Presidenti nxori dokumente dhe fakte të reja për Grushtin e Shtetit, dhe sot akuzoi direkt kryeministrin Rama si inicues, frymëzues dhe zbatues i këtij Grushti Shteti.  Kreu i shtetit bëri dhe një paralajmërim për kryeministrin Rama, ku tha se “Ata që thonë e keni popullin në Ëhatsapp të porosisin poture të tjera sa më të gjera”. Fjala ishte për kryeministrin Rama, i cili vesh poture, por me sa duket i duhen poture sa më të mëdha!

Kjo bëri që taborri i oborrit kryeministror ti turrej kreut të shtetit pa etikë madje dhe duke e kërcënuar duke krijuar nje precedente te tmerrshem ne kete vend.

Rama e nisi me zaren e vet sulmin ndaj Metes, që e përdor në të tilla raste sic është Spiropali (që Rama për të është Skënderbe), paraditene  sotme por që realisht nuk mungoi përgjigjie epike nga presidenca, për të vijuar më pas më të tjerë nga taborri i vet.

Vec ushtarëve Rama arriti të përdor dhe gjeneral Lleshin. Nxitimi i ministrit të brendshëm për tu bërë lajm te kryeministri i ka sjellë ish-gjeneralit humbje te te atij 2% kuotash politike e publike që mund ti kishin mbetur. Sandër LLeshi bëri kamikazin duke u përdorur nga shefi dhe rënë në sy për mirë kur iu kundërvu paturpësisht kreut të Shtetit. Lleshi sot nuk duhet të fliste, por ai e ka për detyre të garantonte mitingun e datës 2 mars, miting që do jetë masiv, sa policët e ministrit do ta kenë shumë vështirë ta fusin në darën e rrethimit. Sandër Lleshi hyri hapur në një lojë politike që nuk i lypsej pasi kishtë të tjerë persona në Rilindje që e kishin për detyrë dhe duhej të reagonin ndaj deklaratës së Presidentit Meta.

Kasnecët e Rilindjes të tmerruar do të bilbilosnin këtë pasdite sepse shefi iu kishte kërkuar dhe ata si vullnetarët e Enverit ishin gati të bënin kamikazin për naltëgjatësinë e tyre vetëm e vetëm që ti hynin në sy për mirë. Dhe nuk kishte si të mungonte as Ulsi Manja ai që sot duhet të ishte në hetim për skandalin me zgjedhjet në Dibër, të ashtëquajturën dosja 184. Ulsi flet por nuk di cfarë, mjafton të llomotisë që ta dëgjojë shefi pasi dhe pse kryetar i Komisionit të Ligjeve vetëm nga ligjet nuk merr vesh ose kërkon që të jetë noter i shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës në Shqipëri.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i ka përcjellë një mesazh të qartë edhe kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, pasi ky I fundit ironizoi nismën e Presidentit.

 ‘Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Më 2 mars ftohet populli, pa asnjë dallim partiak, të vijë në mbrojtje të Kushtetutës dhe kushdo është kundër keqqverisjes. Më 2 mars, të gjithë në Bulevard!" tha Presidenti Meta

Por pas 2 marsit do ketë edhe një dekret tjetër, por këtë herë mu në sallën e parlamentit të Shqipërisë, i cili është antikushtetues, sepse ka mbetur “gjysëm parlament”. Edhe në këtë firmosje dekreti në parlament, jashtë sallës do ftohet populli të rrethojë seancën, pasi populli e do demokracinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...