Ish ministri i Bujqësisë në qeverinë ‘Rama 1’, Edmond Panariti, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ka paralajmëruar se në Shqipëri po instalohet një ‘diktaturë institucionale’.
Panariti ka risjellë nga historia e Anglisë kohën e Henrit të Tetë, cili njihet si diktatori i parë që përdhunoi dhe sakatoi kundërshtarët në mënyrë modern dhe institucionale.
Njësoj siç po bën Edi Rama aktualisht, edhe ai përdori parlamentin dhe gjykatat për të sunduar me dorë të hekurt.
‘Çfarë ka ndodhur do të ndodhë, çfarë po ndodh ka ndodhur!
Hapni sytë dhe mësoni nga historia! Sepse ajo nuk është aty vetëm për tu rrëfyer. Henri i 8-të i Anglisë, mbreti mizor njihet si diktatori i parë në histori i cili sundoi, vrau dhe preu në mënyrë ‘moderne’ dhe institucionale. Përdhunoi dhe sakatoi kundërshtarët me gjykata, me prokurori dhe mbi të gjitha me anë të parlamentit të kapur.
Edhe Henri, përdori parlamentin për përmbysjen radikale të Kushtetutës dhe miratimin e masave të jashtëzakonshme të tipit Anti -KÇK, njëra prej të cilave njihet si ‘Bill of Atteinders’, e cila i jepte të drejtë mbretit të arrestonte dhe konfiskonte edhe pa vendim gjykate. Kur kisha katolike, në atë kohe si autoritet suprem ja ndaloi divorcin nga gruaja, thjesht me anë të parlamentit e shkriu atë dhe themeloi kishën e tij!
Shumë të tjerë diktatorë, më pas u frymëzuan nga ai për diktatura institucionale. Besoj se i njihni’, paralajmëron Panariti me shënimin e tij në FB.