Ish kryeministri Sali Berisha zbulon se një sasi e madhe kokaine në kamionin që u zbulua në Maqedoninë e Veriut dhe kishte kaluar nga Shqipëria, është zhdukur, duke ngritur aludimet se ky kamion, kishte “pushuar”, shkruan me ironi ish kryeministri, në Xibrakë
Në një postim në Facebook e tij, Berisha ngre pyetjen: “u shkarkuan në afërsi të Xibrakës ku thuhet se prej dy vitesh funksionon një fabrike e madhe mielli i Partise?!?”
POSTIMI I PLOTE
Super xhalo me 1.3 ton kokaine
Zhduket ngarkesa prej 1.3 tone Kokaine
Miq, nje ngarkese prej 1,3 ton kokaine me vlere tregu 300 milion euro u zbulua sot ne nje magazine ne nje fshat te Maqedonise se Veriut. Ngarkesa ishte shkarkuar nga nje anije ne portin Bar te Malit te Zi. Prej aty kokaina e ngarkuar ne kamion ka hyre nga Hani i Hotit ne Shqiperi dhe pas nje pushimi shplodhes ne Xibrake ka kaluar ne Qaf Thane pa i hyre ferra ne kembe!
Mirepo policia e Maqedonise se Veriut njofton se ajo ka konfiskuar gjithsej 1 kg kokaine nga 1,3 ton qe ishte kokaina ne banane dhe se ka arrestuar dy shofere dhe nje magazinier.
Problemi ketu komplikohet dhe lind pyetja se ku shkuan 1299 kg kokaine. U zhduken gjate rruges nga Qaf Thana ne Shkup? Apo u shkarkuan ne afersi te Xibrakes ku thuhet se prej dy vitesh funksionon nje fabrike e madhe mielli i Partise?!?