'Fëmijët e diktaturës', dokumentari mbi jetën 4 të vegjëlve të rritur në burgjet dhe kampet e internimit

E Enjte, 20 February 2020 14:31

"Fëmijët e Diktaturës", një dokumentar autobiografik mbi jetën e katër fëmijëve shqiptarë të lindur dhe rritur në burgjet komuniste dhe kampet e internimi ndërmjet viteve 1945-1990, mblodhi mbrëmjen e kaluar historianë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj si dhe një audiencë ndërkombëtare në Shtëpinë e Evropës. Lajmi bëhet i ditur nga Misioni i BE në Tiranë.

"Në këtë dokumentar Alma Liço, Ridvana Mena, Lurian Mena dhe Simon Mirakaj u rikthehen vendeve ku ata jetuan si "armiq të popullit". Historitë e tyre personale si të përndjekur politikë në Shqipërinë komuniste u diskutuan pas shfaqjes së dokumentarit.

"Fëmijët e Diktaturës është një mundësi e vlefshme për t'i dhënë zë historive të njerëzve që vuajtën gjatë periudhës komuniste, në mënyrë që brezat e rinj të mësojnë për të kaluarën tonë. Kjo duhet të reflektohet edhe në aktivitetet shkollore," tha Jonila Godole nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë. Fëmijët e Diktaturës u realizua me regjinë e Besnik Bishës dhe u prodhua nga IDMC me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer".

 
Modifikuar më E Enjte, 20 February 2020 14:34
Login to post comments