Eksodi i bluzave të bardha, qeveria pranon situatën e rëndë

E Enjte, 20 February 2020 15:54

Prej disa vitesh qarkullojnë lajme të shumta të largimit të mjekëve nga Shqipëria, kryesisht drejt Europës, por deri më sot nuk dihej numri i saktë i tyre.

Thënë nga goja e vetë mjekëve të laguar që sot kanë krijuar edhe federatën e tyre që i përfaqëson në Europë, shkaku i emigrimit nuk është vetëm paga tepër e ulët që dikur merrnin në Shqipëri.

Për herë të parë ky problem që po kthehet në një plagë të sistemit shëndetësor në Shqipëri  është pranuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare gjatë  takimit që po mbahet në Tiranë me mjekë shqiptarë dhe të diasporës.

Në median shqiptare ka vite që është ngritur alarmi se mjekët po ikin në masë, kryesisht drejt gjermanisë, duke krijuar boshllëqe serioze në sistemin publik shëndetsor. Por lajmet u cilësuan furtunë në gotë 2 vite më parë nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Dy vite pas ministrja duket se ka ndryshuar kryekëput qëndrim duke propozuar paketa të posacme për rikthimin e mjekëve në shqipëri si dhe kushte e paga më të mira për mjekët që punojnë në Atdhe.

Lind pyetja, a është e mundur që mjekët e ikur dhe stabilizuar në spitalet dhe klinikat e Europës të rikthehen sërisht në Shqipëri ku rroga e një mjeku është mesatarisht 400 deri ne 500 euro më pak se gjysma e pagës së mjekëve në Kosovë dhe sa 1 e treta mjekëve në Maqedoni? Nga ana tjetër sa është e mundur që mjekët e më së pari mjekët specializant, që kanë kohë që kanë filluar kurset e gjermanishtes të fshijnë nga mendja ëndrrën gjermane?

Login to post comments