Paralajmërimi i fortë i Metës: Sot në orën 17.00 fakte të reja tronditëse për puçin e shtetit

E Enjte, 20 February 2020 16:15

Presidenca ka paralajmëruar në orën 17.00 ditën e sotme, një tjetër konferencë të jashtëzakonshme, ku do të paraqiten të tjera fakte tronditëse që dëshmojnë si po realizohet grushti i shtetit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

‘Të dashur gazetarë! 

Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!

Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!

Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!

NUK KENI PARË GJË AKOMA!

ME QETËSI DHE DREJTËSI!’

Login to post comments